AKTUALITETSTAR CHANNEL

Breshëri godet luginën e Vjosës, dëme të mëdha në bujqësi në Fier

Moti i përkeqësuar i pasdites së sotme është shoqëruar me reshje të dendura breshëri, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa fshatra të Luginës së Vjosës, kryesisht në territorin e Fierit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve nga terreni, stuhia ka qenë e fortë dhe e papritur, duke goditur drejtpërdrejt sipërfaqe të tëra të mbjella. Reshjet me intensitet të lartë kanë përfshirë toka bujqësore dhe vreshta, duke dëmtuar prodhimin në një moment të rëndësishëm të zhvillimit të kulturave.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Dëmet më të mëdha raportohen në sektorin e pemëtarisë dhe vreshtarisë. Breshëri ka dëmtuar lulet në pemë, ka rrëzuar lulëzimet dhe në disa raste ka thyer lastarët e rinj të degëve dhe hardhive, duke rrezikuar jo vetëm prodhimin e këtij sezoni, por edhe atë të viteve në vijim.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Më të prekura janë fshatrat Adë, Cakran dhe Vreshtas, ku banorët shprehen të shqetësuar për situatën. Ata theksojnë se fenomene të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke rënduar ndjeshëm ekonominë familjare, e cila mbështetet kryesisht te bujqësia.

Reklama në FieriWeb

Deri më tani nuk ka një bilanc zyrtar të dëmeve, ndërsa pritet që autoritetet lokale të kryejnë verifikimet në terren për të vlerësuar situatën dhe për të marrë masat përkatëse.

Related Articles

Back to top button