AKTUALITETSTAR CHANNEL

Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, sot intervistat e 14 kandidatëve! Emra të njohur të uniformave blu kërkojnë vendin e Prodës

Sot në orën 09:30 zyrtarët e policisë që garojnë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit do të kenë fazën e intervistimit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Komisioni në Ministrinë e Brendshme, i përbërë nga zv/ministrja e Brendshme Silva Caka, sekretarja e Përgjithshme i Ministrisë së Brendshme, Kledia Ngjela dhe kreu i AMP-së Eduart Merkaj, kanë vlerësuar dosjet e kandidatëve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në total për postin e kryepolicit, aplikuan 16 persona, 2 prej të cilave gra që nuk ishin pjesë e Policisë së Shtetit, Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj. Këto të fundit u skualifikuan nga gara pas verifikimit paraprak.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Pas intervistimit, të gjithë kandidatët do të pikëzohen në një renditje nga më i miri deri të me i dobëti. Brenda 48 orësh, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari do t’i përcjellë një emër Këshillit të Ministrave për emërim.

Reklama në FieriWeb

Jo domosdoshmërisht i rendituri i pari bëhet drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Ligji ka parashikuar mundësinë e emërimit të një tjetri, bazuar në vlerësimin e ministrit të Brendshëm.

Thirrja e hapur për 7 ditë me radhë, shfaqi interes në emra aktual drejtuesish në qarqe dhe pjesa tjetër që aktualisht shërbejnë ne Akademinë e Sigurisë. Me një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit, mbi supe me poste të rëndësishme, nga drejtues i Policisë së Tiranës, deri te Policia Kriminale, Tonin Vocaj shfaq ambicien për të zëvendësuar Ilir Prodën. Skënder Hitaj, së fundmi në krye të Policisë së Fierit, një ndër emrat me të spikatur të policisë në vitet e fundit, përfshirë edhe drejtimin e qarqeve Shkodër, Durrës apo Dibër bëhet për herë të dytë pjesë e garës. Drejtuesit dhe ish-drejtuesit e disa departamenteve në Policinë e Shtetit shfaqën interes për gradën madhore, mes të cilëve drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, kreu i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Pëllumb Seferi dhe ish-drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Saimir Boshnjaku.

Nga drejtimi aktual nëpër qarqe pjesë e garës janë edhe drejtorët e policisë së Vlorës, Durrësit dhe Shkodrës, përkatësisht Elidon Çela, Afrim Tafa dhe Gentian Berberi, të tre me karrierë të konsoliduar brenda bluve. Nga kufiri interes për kryepolicin shfaq edhe Arjanit Arapi. Prej disa vitesh shërbejnë në Akademinë e Sigurisë, por me poste të rëndësishme në polici, aspirojnë drejtimin e policisë. Bëhet fjalë për ish-drejtorët e Tiranës dhe jo vetëm, Rebani Jaupi dhe Lorenc Panganika, përfshirë edhe kandidaturat e Alfred Çepes, Idajet Faskajt dhe Gentjan Shehajt.

Karrigia e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit u la bosh prej dorëheqjes së Ilir Prodës, pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike, ku u sulmua “Vila 31” në ish-Bllok.

Momentalisht, Sokol Bizhga shërben si drejtor i komanduar i Policisë së Shtetit.

Lista e plotë

Afrim Tafa

Alfred Çepe

Arjanit Arapi

Elidon Çela

Gentian Berberi

Gentjan Shehaj

Idajet Faskaj

Lorenc Panganika

Neritan Nallbati

Pëllumb Seferi

Rebani Jaupi

Saimir Boshnjaku

Skënder Hita

Tonin Vocaj

Related Articles

Back to top button