KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në aksin Fier–Lushnjë, dy të plagosur jashtë rrezikut për jetën

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin e vjetër Fier–Lushnjë, ku janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një kamionçinë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit tip “Mercedes-Benz” ka humbur kontrollin, duke u përplasur me mjetin tjetër. Si pasojë e goditjes së fortë, kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier.
Burime bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.




