KRONIKËSTAR CHANNEL

Gjykata e Lezhës dënon me burgim të përjetshëm portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm shtetasin portugez Ruben Saraiva, i akuzuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj, i vrarë më 19 prill 2023 në një ngjarje që tronditi komunitetin lokal.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Seanca gjyqësore u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ndërsa në sallë ishin të pranishëm familjarët e viktimës, të cilët ndoqën me vëmendje shpalljen e vendimit. Saraiva u shpall fajtor për veprat penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim armësh, armësh shpërthyese dhe municioni”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pas shpalljes së vendimit, avokati mbrojtës Kujtim Cakrani reagoi ashpër, duke e cilësuar klientin e tij të pafajshëm dhe vendimin e gjykatës të padrejtë. “Gjykata e Lezhës ka dënuar një të pafajshëm, sepse nuk ekziston asnjë provë që implikon Ruben Saraivën në këtë vrasje. Çështja është trajtuar si një gjyq popullor dhe jo mbi prova,” deklaroi Cakrani, duke shtuar se procesi nuk ka marrë parasysh kërkesat e mbrojtjes gjatë hetimeve dhe gjykimit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Avokati u shpreh gjithashtu optimist se Gjykata e Apelit mund të japë një vendim ndryshe, duke rishikuar çështjen në bazë të provave dhe argumenteve të paraqitura.

Reklama në FieriWeb

Ngjarja e ndodhur më 19 prill 2023 tronditi qytetin e Lezhës, ndërsa dënimi i Ruben Saraivës vjen pas një procesi të gjatë hetimor dhe gjyqësor, që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe familjarëve të viktimës.

Related Articles

Back to top button