Rritja e çmimeve të karburanteve nxitet interesi për makinat elektrike në Fier

Teksa çmimet e karburanteve vazhdojnë të rriten, gjithnjë e më shumë qytetarë në Fier po orientohen drejt automjeteve elektrike si një alternativë më ekonomike dhe miqësore me mjedisin.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor, çdo ditë në Fier regjistrohen mesatarisht 5-6 makina elektrike të reja, kryesisht të importuara nga Koreja e Jugut, Kina dhe disa vende europiane si Gjermania.
Aktualisht, në qarkun Fier janë në përdorim mbi 1,000 automjete elektrike, një tregues i qartë i rritjes së këtij trendi gjatë 5 viteve të fundit.
Shoqëritë e transportit taksi mbeten përdoruesit kryesorë, për shkak të kostove më të ulëta të operimit, por vihet re edhe një interes në rritje nga bizneset dhe individët, të cilët i shohin makinat elektrike si një investim afatgjatë.
Ekspertët parashikojnë që kjo tendencë do të vijojë, sidomos nëse çmimet e karburanteve mbeten të larta.




