AKTUALITETSTAR CHANNEL

Në pritje të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, ja 5 emrat favoritë

Emra me karrierë të gjatë dhe me poste të larta në radhët e Policisë janë kandidatët më të fortë për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit. Mes tyre, Tonin Vocaj, aktualisht pjesë e Akademisë së Sigurisë dhe ish-drejtor i Policisë së Tiranës dhe Policisë Kriminale, shihet si figura më bashkuese, veçanërisht në këtë periudhë protestash të opozitës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Me mbi 40 vite shërbim, Vocaj konsiderohet kandidati me më shumë eksperiencë për të menaxhuar policinë, edhe në kushtet e tensioneve politike.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Një tjetër emër i fuqishëm është Skënder Hita, me drejtim në qarqet Shkodër, Durrës, Dibër dhe së fundmi Fier, si dhe Elidon Çela, drejtues i Drejtorisë së Vlorës dhe ish-drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të Tiranës. Lorenc Panganika dhe Afrim Tafa, me eksperiencë në drejtime rajonale, konsiderohen gjithashtu kandidatë potencialë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Përveç tyre, në garë janë edhe Gentian Berberi, Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi, Rebani Jaupi, Saimir Boshnjaku, Alfred Çepe, Arjanit Arapi, Gentjan Shehaj dhe Idajet Faskaj, me kontribute të rëndësishme në nivelet më të larta drejtuese të policisë.

Reklama në FieriWeb

Komisioni i Posaçëm në Ministrinë e Brendshme, i përbërë nga zv/ministrja Silva Caka, sekretarja e përgjithshme Kleida Ngjela dhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka kryer vlerësimet profesionale, morale, integritetit dhe drejtueshmërisë së kandidatëve, me një sistem pikëzimi deri në 100 pikë.

Pas intervistimit të 14 kandidatëve, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari do të propozojë një emër për miratim nga Këshilli i Ministrave. Të gjithë kandidatët kanë kaluar filtrat e institucioneve të drejtësisë, SPAK dhe SHISH, dhe rezultojnë të pastër për të vijuar garën.

Related Articles

Back to top button