RAJONISTAR CHANNEL

Arrestimi i 4 të rinjve shqiptarë në Serbi/ Çfarë paralajmëron për nesër Taulant Balla

Pas reagimit të sotëm të kreut të PD, Sali Berisha, i cili gjatë një konference për mediat akuzoi presidentin serb Aleksander Vuçiç se, ka urdhëruar arrestimin e 4 të rinjve shqiptarë në Beograd, pasi shfaqën simbole kombëtare shqiptare gjatë qëndrimit të tyre në territorin serb, vjen edhe një reagim nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shprehet se ka komunikuar me ambasadorin tonë në Beograd dhe se nesër do të ketë më shumë informacione.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Kam ndjekur dhe jam informuar nga Ambasada jonë në Beograd mbi katër djemtë tanë të ndaluar atje dhe procesin gjyqësor nesër. Më shumë informacion nesër“, shkruan ai.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar në Serbi, pasi dyshohet se kanë nxitur urrejtje kombëtare përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Reklama në FieriWeb

Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale A. S. (37), E. V. (42), E. G. (48) dhe A. C. (18), të cilët akuzohen për veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.

Sipas Policisë serbe, A. S. ka publikuar në Facebook një video ku shfaqet duke udhëtuar me një automjet tip “Audi”, së bashku me tre të tjerët, në një autostradë në Serbi.

Në pamje, ata shfaqin simbole të “Shqipërisë së Madhe” dhe përdorin fjalor fyes ndaj Serbisë”, pretendojnë autoritetet serbe.

Related Articles

Back to top button