AKTUALITETSTAR CHANNEL

Skënder Hitaj, Drejtuesi që i duhet Policisë së Shtetit

Skënder Hitaj, aktualisht drejtor i drejtorisë së policië Fier, është një nga drejtuesit më me përvojë në radhët e Policisë së Shtetit, me një karrierë të ndërtuar në disa nga qarqet më të rëndësishme të vendit dhe në struktura që lidhen drejtpërdrejt me luftën kundër kriminalitetit dhe garantimin e rendit publik.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë viteve të shërbimit në polici, ka mbajtur detyra drejtuese në qarqe me sfida të konsiderueshme për sigurinë, ndër to edhe në Shkodër.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ky qark përbën një nga zonat më të ndjeshme të vendit për shkak të portit më të madh në Shqipëri, aktivitetit të lartë ekonomik dhe lëvizjes së madhe të njerëzve e mallrave.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në këtë kontekst, drejtimi i policisë në këtë zonë kërkon përvojë të konsiderueshme në menaxhimin e operacioneve kundër kriminalitetit dhe në koordinimin e strukturave në terren.

Reklama në FieriWeb

Gjatë periudhës së drejtimit të strukturave policore në Durrës janë zbardhur edhe disa ngjarje të rënda kriminale. Një nga rastet më të rëndësishme lidhet me zbërthimin e vëllezërve Indrit dhe Gentjan Beqiraj, dëshmia e të cilëve ndihmoi hetuesit të hedhin dritë mbi disa ngjarje të rënda kriminale në Durrës, Tiranë dhe në zona të tjera të vendit.

Në profilin e tij profesional evidentohet gjithashtu fakti se gjatë gjithë karrierës në Policinë e Shtetit, emri i Skënder Hitajt nuk është përfolur për lidhje me krimin apo me grupe kriminale.

Ai nuk është përmendur asnjëherë në kontekst të kultivimit të lëndëve narkotike apo aktiviteteve të tjera të paligjshme, duke ruajtur një profil të pastër dhe një reputacion profesional brenda strukturave të policisë.

Përvoja e akumuluar në qarqe të ndryshme dhe përfshirja në hetimin e disa çështjeve të rëndësishme kriminale e kanë bërë Hitajn një nga drejtuesit me eksperiencë në menaxhimin e strukturave policore dhe në drejtimin e operacioneve në terren.

Related Articles

Back to top button