BOTASTAR CHANNEL

Mediat iraniane publikojnë mesazhin e Khameneit: Faleminderit popullit irakian për mbështetjen e tyre ndaj Teheranit përballë agresionit

Mediat shtetërore të Iranit kanë raportuar se Udhëheqësi Suprem i vendit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, ka falënderuar popullin irakian dhe udhëheqjen fetare për mbështetjen e tyre ndaj Iranit “përballë agresionit”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Por nga ana tjetër, mediat shtetërore iraniane nuk kanë thënë se si është përcjellë ky mesazh.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Vlen të përmendet se Khamenei nuk është parë në publik dhe as nuk është dëgjuar zëri i tij që kur thuhet se u plagos në një sulm ajror në ditën e parë të luftës, ku u vranë babai i tij, Ajatollah Ali Khamenei, i cili ishte ish-udhëheqësi suprem, gruaja dhe djali i tij.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Më shumë se tre javë pas emërimit të tij, Mojtaba Khamenei nuk është parë në asnjë fotografi apo videoklip nga iranianët dhe ka lëshuar vetëm dy deklarata me shkrim, duke ngritur pyetje në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

Reklama në FieriWeb

Fjalimi i tij i parë që kur u bë udhëheqës suprem u lexua nga një prezantues në televizionin shtetëror.

Related Articles

Back to top button