KRONIKËSTAR CHANNEL
Automjet digjet totalisht në Novoselë, pranë autostradës Fier–Vlorë
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Novoselës, pranë autostradës Fier–Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në tokat bujqësore të kësaj zone, ku mjeti është konstatuar duke u djegur plotësisht.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por nuk kanë arritur të shpëtojnë automjetin, i cili është shkrumbuar totalisht.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa mbetet e paqartë edhe arsyeja pse mjeti ndodhej në këtë zonë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




