KRONIKËSTAR CHANNEL

“Ia kishte marrë makinën mamasë”/ Dy efektivë të lënduar dhe makina e policisë e përmbysur në mes të rrugës, detaje nga ngjarja në Vlorë: 14-vjeçari tentoi të godiste patrullën…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë mesnatës në qytetin e Vlorës, ku një 14-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi drejtonte automjetin në mënyrë të rrezikshme dhe nuk iu bind urdhrave të Policisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas njoftimit të DVP Vlorë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë konstatuar në lagjen “24 Maji” një automjet që drejtohej nga i mituri, i cili po kryente manovra të rrezikshme në rrugë. Pavarësisht sinjalit për ndalim, ai ka refuzuar të ndalojë, duke rritur shpejtësinë dhe duke tentuar të godasë efektivët e Policisë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pas disa minutash ndjekjeje, pranë zonës së njohur si “Kinoteatri”, forca të tjera policie i kanë bërë sërish thirrje për ndalim, por 14-vjeçari ka vijuar lëvizjen dhe ka përplasur automjetin e Policisë, duke lënë të dëmtuar dy punonjës në detyrë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ndjekja ka vijuar deri në momentin kur i mituri ka braktisur automjetin dhe është përpjekur të largohet me vrap, por është kapur dhe arrestuar nga Policia.

Reklama në FieriWeb

Dy efektivët e dëmtuar janë transportuar në spitalin e Vlorës, ku kanë marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Veprimet procedurale janë kryer në prani të psikologut, mbrojtësit ligjor dhe nënës së të miturit, në përputhje me legjislacionin për trajtimin e të miturve.

Ndërkohë, automjeti është bllokuar, ndërsa pronares së tij (nënës së 14-vjeçarit) i është pezulluar leja e drejtimit dhe i është vendosur masë administrative.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale:

  • Mosbindja ndaj urdhrit të Policisë
  • Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt
  • Shkatërrimi i pronës

Policia e Shtetit apelon ndaj prindërve të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos lejojnë drejtimin e mjeteve nga të miturit, pasi rrezikojnë seriozisht jetën e tyre dhe të të tjerëve.

Related Articles

Back to top button