KRONIKËSTAR CHANNEL

Trafik kok*ine me Ervin Matën dhe…/ Akuzat e SPAK për djalin e Erzen Breçanit që u dorëzua sot në policinë e Spanjës

Pas më shumë se dy vitesh në arrati, është dorëzuar pranë autoriteteve spanjolle Eralbi Breçani, djali i ish-drejtorit të Policisë, tashmë biznesmen, Erzen Breçanit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ai u shpall në kërkim në nëntor të vitit 2023, ku u godit një grup i strukturuar kriminale, në mesin e të cilëve ishin personazhe të botës së krimit, zyrtarë dhe ish- zyrtarë të policisë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

SPAK lëshoi 10 urdhër-arreste në atë kohë, ndërsa policia arriti të arrestojë vetëm 4 prej tyre: Erzen Breçani, Besmir Murati, Bujar Ajezi (Gërmizi) dhe Dedan Gjoni.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në kërkim u shpallën Ismail Zeneli, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova, Ervin Mata dhe Eralbi Breçani. Pas disa kohësh në arrati, sot Breçani është dorëzuar dhe pritet ekstradimi drejt vendit tonë. Ai ka deklaruar se ka vendosur të përballet me drejtësinë.

Reklama në FieriWeb

Ndaj këtij grupi kriminal janë ngritur akuzat “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Armëmbajtje pa leje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, etj.

Sipas SPAK, pjesëtarët e grupit kriminal, janë përgjegjës për 4 tentativa për trafikun e mbi 900 kg kokainë e marijuanë në vende të ndryshme të Evropës. Ndërsa paratë e fituara nga veprimtaria kriminale më pas i pastronin në Shqipëri.

Sipas dosjes, Ervin Mata duket se ka pasur rolin e ndërlidhësit në trafikun e drogës midis bashkëpunëtorëve të tij në Amerikën e Jugut dhe Eralbi Breçanit, djalit të madh të ish-nëndrejtorit të policisë së Tiranës, Erzen Breçanit, të cilit i kishte dhënë motrën për grua.  I gjithë aktiviteti i tyre nis dhe zbulohet pas sekuestrimit të disa sasive me lëndë narkotike të kapura në portet e Evropës dhe që vinin nga Amerika e Jugut.
Në muajin maj të vitit 2023 SPAK ka kërkuar informacione nga Brazili përmes letërporosisë për tentativën për trafikimin e një sasie prej 69 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, e sekuestruar më datë 18 maj 2021, me  nisje nga Sao Paolo Brazil dhe destinacion portin e Valencias, në Spanjë. Po kështu SPAK i ka kërkuar informacion edhe Kolumbisë, ku kërkohen të dhëna lidhur me tentativën për trafikimin e një sasie lënde narkotike të llojit kokainë prej 1 100 kg, ngarkesë e cila është gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e doganës në portin Santa Marta në muajin Mars 2021”, thuhet në dosje.
Po kështu SPAK i ka kërkuar informacion Mbretërisë së Holandës, ku kërkohen të dhëna lidhur me tentativën për trafikimin e një sasie lëndë narkotike të llojit kokainë, dërguar nga vendet e Amerikës së Jugut me konteinerin me numër SUDU8014835 me destinacion Antëerp dhe destinacion final shkarkimin në një magazine në Hollandë. Konteiner që rezulton se është transportuar nga Antëerp drejt Hollandës me kamion. Menjëherë pasi

SPAK mori informacione lidhur mbi këto ngarkesa me drogë që po pushtonin ndërkohë Evropën dhe grupin  kriminal shqiptar që dilte të ishte i përfshirë, kërkoi nga homologët e tij francezë, informacione mbi bisedat që ata kishin kryer në platformën e komunikimit Sky ECC. Aty nga ku nisi të zbardhej roli i ‘Bolit’, nofka me të cilën thirret Ervin Mata dhe të burrit të motrës së tij, Eralbi Breçani.

Në ngjarjen e datës  5 janar 2021, ku rezulton se është sekuestruar një sasi prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Holandë, rezulton se informacioni i ardhur nga  Oficeri i Kontaktit pranë Ambasadës së Mbretërisë së Holandës është si më poshtë: Ai ka informuar se ishte kontrolluar kontejneri në zonën e quajtur ‘Maasvlakte’ në portin detar të Roterdamit, Holandë.  Gjatë kontrollit në kontenier u zbulua një sasi droge si edhe u arresuar dy shtetas holandezë. Kontejneri rezulton se ishte ngarkuar në portin detar të Guayaquil në Ekuador. Gjatë  analizimit të bisedave në Sky Eç, mes Ismail Zenelit me  nofkën ‘Daja’, apo ‘Dajloki’ dhe “Transporter”, Eralbi Breçani  me nofkën ‘Boli’ ose ‘Toni’, Besmir Murtati  me nofkën ‘Kukësi” dhe përdoruesit të paidentifikuar  me nofkën ‘Elb’ ose ‘Elb Nissan’, del në pah bashkëpunimi ndërmjet këtyre shtetasve dhe funksionimi i tyre si një grup i strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve. Po kështu evidentohen rolet e secilit për realizimin e trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës së Jugut në drejtim të portit të Antëerpit, Belgjikë dhe Roterdamit, Hollandë”, thuhet në dosje.

Bazuar në punët për të cilat ata ishin ngarkuar të kryenin, gjithsecili prej shqiptarëve të përfshirë në këtë aktivitet kishte një detyrë të posaçme për të çuar deri në fund.  Kështu, sipas grupit hetues, Ismail Zeneli  mbante rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës si edhe të sigurimit të daljes së lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur ajo mbërrinte në këtë port e transportuar me kontenier.
Eralbi Breçani kishte rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës.

Po kështu për shkak të lidhjeve të tij, kryesisht në Amerikën e Jugut, ai kishte krijuar kontakte edhe me anëtarë të tjerë të grupit që kishin udhëtuar në këto shtete, me qëllim organizimin e aktivitetit të paligjshëm të trafikimin të lëndëve narkotike.

Related Articles

Back to top button