EKONOMISTAR CHANNEL

Berberët S’mund Të Deklarojnë Paga Nën 75 000 Lekë Në Muaj, Tatimet Publikojnë Listën E Pagave Indikative Për Sektorin Mjekësor E Estetik

Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Berberët nuk mund të deklarojnë paga më të ulëta se 75.000 lekë në muaj. Ndërkaq, instruktorët personalë në palestra nuk mund të deklarojnë paga nën 120.000 në muaj.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas njoftimit të Administratës Tatimore, “kjo listë do të shërbejë si një instrument referues për analizën e riskut, me qëllim identifikimin e rasteve të mundshme të mosdeklarimit të pagave reale të punonjësve”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Tatimpaguesit që deklarojnë paga nën nivelin e pagave indikative për profesionet përkatëse, apo që ndryshojnë kategorizimin e profesionit të punonjësit me qëllim deklarimin e një page më të ulët, do të konsiderohen me risk dhe do të jenë objekt verifikimi nga strukturat e specializuara të Administratës Tatimore”, vijon njoftimi.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button