KRONIKËSTAR CHANNEL

Sarandë/ Operacioni “Distanca”, arrestohet 27-vjeçari nga Patosi që transportonte 13 emigrantë të paligjshëm drejt BE-së

Finalizohet operacioni i koduar “Distanca”, nga Policia Kufitare Sarandë, duke goditur një rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

Gjatë operacionit, u kap në flagrancë në fshatin Xarrë një 27-vjeçar banues në Patos, i identifikuar si E. Y., banues në Patos, i cili transportonte me automjet 13 emigrantë nga Egjipti, kundrejt pagesës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Nga hetimet paraprake rezulton se emigrantët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri përmes kufirit me Greqinë dhe synonin të vijonin rrugën drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Automjeti i përdorur për transportin e tyre është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia bën me dije se vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Sarandës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button