KRONIKËSTAR CHANNEL

Sherr për motive të dobëta në Vlorë, përplasen tre persona – dy të plagosur, humb jetën 63-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Vlorë, ku një konflikt për motive të dobëta ka degjeneruar në dhunë mes tre personave.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, gjatë përplasjes janë përfshirë tre shtetas, të cilët dyshohet se njiheshin me njëri-tjetrin. Si pasojë e konfliktit, dy prej tyre janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, një nga të plagosurit, shtetasi Ismail Aliaj, 63 vjeç, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb

Vlorë / Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur “Rruga e Çipave”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi I. A., 63 vjeç, është goditur me grushte nga dy shtetas, tashmë të identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi I. A, ka humbur ndjenjat dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Back to top button