SPORTSTAR CHANNEL

Incidentet e dhunshme në Kategorinë Superiore, FSHF përjashton 16 tifozë nga stadiumet

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë masa të ashpra për incidentet e dhunshme të regjistruara në dy prej ndeshjeve të Kategorisë Superiore të zhvilluara në datat 15 shkurt dhe 8 mars dhe bëhet fjalë për sfidat respektive Vllaznia-Elbasani dhe Tirana-Elbasani. Në njoftimet e saj FSHF thekson se janë përjashtuar 16 tifozë nga stadiumet për një afat të pacaktuar

Njoftimi i parë i FSHF

Reklama në FieriWeb - “”

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore” KF Tirana – AF Elbasani të zhvilluar më datë 08.03.2026 ora 15:00 në stadiumin “Selman Stermasi”, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE

VENDOSI:

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të mëposhtëm:

Petros Alfred Ballabani

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sadi Eduart Notolli

Amar Agim Loci

Reklama në FieriWeb

Indrit Gëzim Skëndi

Klei Qani Mema

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Fabio Ardian Elezi

Noel Sokol Klaiqi

Ilirian Kristo Meraj

Malvin Alban Sharra

Xhensi Kolë Gjinaj

Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi. Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit.

Njoftimi tjetër i FSHF

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore” KF Vllaznia – AF Elbasani të zhvilluar më datë 15.02.2026 ora 19:30 në stadiumin “Loro Boriçi”, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE

VENDOSI:

Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:

Serxhio Ardian Miloti

Kristo Halit Krraba

Juljan Qamil Pllumbi

Enaldo Përparim Selami

Elios Ermir Qosja

Denis Shkëlqim Deliu

Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi. Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit.

Related Articles

Back to top button