KRONIKËSTAR CHANNEL
Plagosje e dyfishtë me thikë në Shkodër, përfshihen adoleshentë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qendër të Shkodër, pranë shatërvanit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti me thikë mes të rinjsh.
Sipas informacioneve paraprake, në përplasjen mes disa adoleshentëve, të cilët dyshohet se janë të gjithë nën moshën 18 vjeç, janë përdorur mjete prerëse, duke lënë të plagosur dy prej tyre.
Të rinjtë janë transportuar menjëherë drejt spitalit dhe, fatmirësisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin e autorëve dhe shkaqeve që çuan në këtë konflikt.




