EKONOMISTAR CHANNEL

Rritet çmimi i gazit në vend, arrin deri në 75 lekë për litër

Çmimi i gazit në tregun vendas ka shënuar rritje këtë fundjavë, pasi Bordi i Transparencës së Hidrokarbureve vendosi të mos e përfshijë atë në formulën e fiksimit të çmimeve në mbledhjen e fundit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Aktualisht, në pikat e shitjes me pakicë, gazi tregtohet nga 72 deri në 75 lekë për litër, ndërsa para përshkallëzimit të krizës në Lindjen e Mesme, çmimi i tij luhatej mesatarisht në 55–60 lekë/litër.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Rritja lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare. Në bursat europiane, gazi natyror ka pësuar një shtrenjtim të ndjeshëm, i ndikuar nga tensionet gjeopolitike dhe problemet me furnizimin. Sipas raportimeve, çmimi benchmark TTF ka arritur rreth 74 euro/MWh, niveli më i lartë që nga fillimi i vitit 2023, ndërsa në disa raste janë regjistruar rritje të menjëhershme deri në 25–35% brenda një dite.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në total, që nga nisja e krizës, çmimet janë rritur me mbi 50–60%, duke reflektuar pasigurinë në tregjet globale dhe kërkesën në rritje për sigurimin e furnizimeve energjetike në Europë.

Reklama në FieriWeb

Ndryshe nga karburantet e tjera që vijojnë të kenë çmime të përcaktuara nga Bordi, për gazin nuk është marrë një vendim i tillë. Operatorët argumentojnë se rritja në bursë e bën të pamundur mbajtjen e çmimeve të mëparshme, ndërsa Bordi ka sqaruar se gazi nuk përfshihet aktualisht në vendimmarrjen e tij, duke lënë tregun të lirë për përcaktimin e çmimeve.

Sipas të dhënave zyrtare, në Shqipëri qarkullojnë rreth 84 mijë mjete hibride që përdorin gaz, ose rreth 9% e totalit të automjeteve. Përveç transportit, gazi përdoret gjerësisht edhe nga familjet për gatim dhe ngrohje, çka e bën këtë rritje të ndikojë drejtpërdrejt në buxhetin e konsumatorëve.

Related Articles

Back to top button