KRONIKËSTAR CHANNEL

Ishte bllokuar nga bora/ Transportohet me helikopter në spital 50-vjeçari: Kishte shkuar për të rregulluar një defekt

Policia e Pukës në bashkëpunim me shërbimet e emergjencës civile dhe të shëndetësisë kanë shpëtuar një 50-vjeçar i cili kishte mbetur i bllokuar në një mal në Fushë-Arrës.

Sipas njoftimit të policisë, 50-vjeçari, punonjës në një kompani telefonike kishte shkuar për të rregulluar një defekt, po kishte mbetur i bllokuar.

Reklama në FieriWeb - “”

Një person, i cili e kishte parë të shtrirë në tokë, ka lajmëruar policinë e Pukës, ku dhe është bërë i mundur shpëtimi.

50-vjeçari u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.



Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button