Policia e Fierit: Arrestime dhe procedime për aksident, lëndë narkotike dhe shkelje të tjera

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka dhënë informacionet më të fundit lidhur me disa raste të evidentuara në territorin e qarkut.
Në vijim të ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në aksin “Fier–Lushnjë”, specialistët e qarkullimit rrugor kanë arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin M. P., 61 vjeç, banues në fshatin Krutje, Lushnjë, i përfshirë në aksidentin rrugor.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin K. L., 19 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier, pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin F. K., 51 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje.
Nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve u referuan materialet në Prokurori për shtetasit E. Sh., 35 vjeç, banues në Lushnjë, dhe E. K. (H), 38 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, Fier, pasi gjatë kontrolleve fizike iu gjetën dhe sekuestruan sasi të vogla të lëndëve të dyshuara narkotike, kanabis dhe kokainë.
Gjithashtu, specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet për shtetasen N. Sh., 62 vjeçe, pasi dyshohet se ka vjedhur produkte në një market.
Në Divjakë, nisi procedimi penal për shtetasen D. M., 35 vjeçe, banuese në Durrës, e dyshuar për përndjekjen e një 38-vjeçari.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.




