EKONOMISTAR CHANNEL

Të paraburgosurit i marrin buxhetit 48 milionë euro në vit! Gati sa ndihma ekonomike për 50 mijë familje

Në fund të vitit të kaluar në burgjet e vendit numëroheshin 4963 persona. Prej tyre vetëm 1934 ishin të dënuar me vendim të formës së prerë. 2569 të tjerët, ose 51.7% e totalit, ishin ende të arrestuar nën hetim ose në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor dhe një vendimi përfundimtar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Çështja e numrit të lartë të të paraburgosurve është kthyer prej shumë muajsh në një temë debati, i lidhur më së shumti me aspekte që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të njeriut. Por ka dhe një tjetër aspekt që lidhet me një faturë jo të vogël financiare.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë vitit të kaluar, shteti shpenzoi afro 55 milionë euro si mbështetje për ndihmën ekonomike ofruar afro 50 mijë familjeve. Ndërsa nëse do t’i referohemi, shifrave të fundvitit për popullatën e burgjeve, nga buxheti i shtetit, për këta të fundit, kanë dalë mbi 90 milionë euro, prej tyre 47.8 milionë vetëm për të paraburgosurit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në Shqipëri kostoja ditore për një person të mbajtur në qeli, përfshirë të gjitha shpenzimet, nga ushqimi, siguria, apo trajtimi shëndetësor, është 51 euro në ditë, ose 18 mijë e 615 euro në vit.

Reklama në FieriWeb

Sipas të dhënave zyrtare, kohëzgjatja mesatare e qëndrimit në paraburgim në Shqipëri, llogaritet në 253 ditë krahasuar me 155 në vendet evropiane apo 63% më e lartë. Ndërsa në Bashkimin Evropian, mesatarisht vetëm një në çdo pesë persona në sistemin penitenciar është i parabugosur.

Duke iu referuar kësaj mesatareje, në fund të dhjetorit të kaluar Shqipëria do të duhej të kishte në total 2417 persona në institutet e saj penitenciare, nga të cilët vetëm 483 do duhej të ishin të paraburgosur.

Në një situatë të tillë, teorikisht, shteti do të kishte kursyer 3.2 milionë euro në muaj ose 38.8 milionë euro në vit. Një shumë e barabartë me 70 përqind të asaj që shpenzohet për ndihmën sociale.

Numri i lartë i të paraburgosurve është një problem i vjetër në Shqipëri. Në  dy raportet e Komitetit Kundër Torturës, të Këshillit të Evropës, si në 2019 dhe në 2023, autoriteteve shqiptare u është kërkuar të bëjnë përpjekje të forta për të kufizuar përdorimin e paraburgimit.

Por vetëm së fundmi kjo çështje ka marrë vëmendje dhe autoritetet kanë nisur konsultime dhe me ekspertë të huaj. Kritere dhe kushte të vendosura qartë se kur duhet marrë një masë sigurie arrest me burg, ndryshime ligjore që përcaktojnë një numër veprash penale për të cilat nuk mund të vendoset paraburgimi apo dhe detyrimi i gjykatave që të shikojnë masat alternative si prioritare, janë propozimet e para të bërë nga ekspertë ndërkombëtarë për të adresuar problematikën me shifrat e paraburgimit në vend, shkruan “Shqiptarja”.

Related Articles

Back to top button