KRONIKËSTAR CHANNEL
E rëndë në Vlorë/ Pitbulli kafshon në kokë fëmijën 4-vjeçar, dërgohet me urgjencë në spital
Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një qen i racës pitbull ka sulmuar një fëmijë 4-vjeçar.
Sipas informacioneve, e mitura kishte dalë për xhiro me gjyshen, kur fillimisht është afruar pranë qenit për të luajtur. Në një moment, qeni është bërë agresiv dhe e ka sulmuar në pjesën e kokës.
Si pasojë e sulmit, fëmija ka pësuar disa dëmtime në kokë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se qeni qarkullonte me zinxhir, por pa praninë e pronarit në momentin e ngjarjes. Rrethanat e plota të incidentit pritet të sqarohen nga autoritetet.




