Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit, Trump: Lufta Izrael-Hezbollah nuk lidhet me armëpushimin

Mediat iraniane raportojnë se anijet-cisternë të naftës kanë ndaluar kalimin në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Izraeli po godet Libanin me sulmet më të mëdha që prej nisjes së operacionit të tij në rrugë tokësore.
Lejimi i kalimit anijeve-cisternë nëpër ngushticë është një çelës për armëpushimin midis Iranit dhe SHBA-së.
Por agjencia e lajmeve Fars, e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), ka raportuar se ndërsa dy anije cisternë nafte arritën të kalonin nëpër ngushticën me leje nga Irani këtë mëngjes, kalimi i anijeve cisternë të naftës nëpër Ngushticën e Hormuzit është ndaluar.
Agjencia e Lajmeve e Republikës Islamike raporton gjithashtu se anijet janë ndaluar, me të dyja mediat që i referohen sulmeve të vazhdueshme të Izraelit në Liban.
Nga ana tjetër, Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se Libani nuk është përfshirë në armëpushimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke kundërshtuar pretendimin e Pakistanit, i cili ndërmjetësoi marrëveshjen.
Pas sulmit masiv të Izraelit ndaj Libanit të mërkurën, ku u vranë dhe u plagosën qindra persona në zona të dendura të populluara, Trump tha se lufta e Izraelit kundër Hezbollahutështë një “përplasje e veçantë” dhe nuk lidhet me armëpushimin.
Më herët, kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, një prej negociatorëve kyç në arritjen e armëpushimit dy-javor.
“Janë raportuar shkelje të armëpushimit në disa zona të konfliktit, të cilat minojnë frymën e procesit të paqes. U bëj thirrje me sinqeritet dhe përkushtim të gjitha palëve që të tregojnë përmbajtje dhe të respektojnë armëpushimin për dy javë, ashtu siç është rënë dakord, në mënyrë që diplomacia të marrë rolin kryesor drejt një zgjidhjeje paqësore të konfliktit”, shkruante ai.




