BOTASTAR CHANNEL

Irani: Hormuzi do të hapet kur SHBA të ndalë agresionin; Trump: Forcat amerikane “mbeten në pozicion”

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Saeed Khatibzadeh, tha se Irani do të sigurojë “kalim të sigurt” nëpër Ngushticën e Hormuzit, por vetëm pasi SHBA-të të ndalë agresionin e saj.

Ai shtoi se kalimi i sigurt varet nga “vullneti i mirë i Iranit dhe Omanit” dhe se nuk do të lejojë përdorimin e Ngushticës nga anijet luftarake.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Hormuzi, sipas tij, ka qenë i hapur për shekuj, deri në fillimin e konfliktit me SHBA-të.

Nga ana tjetër, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se forcat amerikane do të mbeten “në pozicion”, derisa Irani të zbatojë plotësisht marrëveshjen e “vërtetë” të armëpushimit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në një postim në Truth Social, ai tha se Irani kishte rënë dakord “shumë kohë më parë” të heqë dorë nga armët bërthamore.

Trump shtoi se Teherani duhet gjithashtu të hapë Ngushticën e Hormuzit për qarkullim të lirë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Megjithatë, SHBA-të dhe Irani duket se nuk bien dakord mbi kushtet e armëpushimit. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, paralajmëroi për një rrezik të madh nga luftimet në Liban.

Ai tha se situata kërcënon seriozisht armëpushimin dyjavor në rajon.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button