POLITIKËSTAR CHANNEL

Klevis Balliu kapet mat duke i kërkuar Chat GPT-së t’i shkruajë fjalimin në parlament

Seanca e sotme plenare ka rrjedhur e qetë dhe pa ndonjë përplasje të dhunshme, një zhvillim pothuajse i pazakontë për standardet e Kuvendit. Ndoshta edhe sepse Flamur Noka mungon, i përjashtuar pas kërcënimeve ndaj Taulant Ballës një javë më parë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Megjithatë, qetësia nuk ka qenë sinonim i seriozitetit. Seancës nuk i kanë munguar momentet pikante si ky më poshtë ku kamerat e Kuvendit kanë kapur ‘mat’ deputetin e PD, Klevis Balliu, duke i kërkuar ChatGPT t’i shkruajë fjalimin.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Siç shihet nga pamjet, me një lëvizje instinktive, ai përpiqet të ulë paksa ekranin e laptop-it në tentativë për të fshehur ‘autorin’ e vërtetë të fjalimit që do mbajë pak çaste më vonë në podium./ Tema

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button