AKTUALITETSTAR CHANNEL

Paditet Bashkia Vlorë/ Dyshohet se qeni që kafshoi 4-vjeçaren është vrarë përmes eutanazisë

Ngjarja e rëndë e ndodhur të martën në Vlorë, ku një qen i racës pitbull kafshoi një të mitur, ka ngritur shqetësime mbi fatin e kafshëve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Shëndeti i vajzës fatmirësisht është i stabilizuar dhe tashmë ka dalë nga spitali, mirëpo nuk dihet fati i kafshës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Dyshohet se qeni është vrarë përmes eutanazisë, gjë që ka sjellë reagimin e shoqatave për mbrojtjen e kafshëve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar në Prokurori bashkinë e Vlorës dhe zyrën e veterinarisë për keqtrajtimin e kafshëve dhe mungesën e planit për menaxhimin e situatës.

Reklama në FieriWeb

Shqetësimi për vrasjen e kafshëve është ngritur edhe nga animalistët, për mënyrë si trajtohen rastet te ne, duke paralelizuar me situatat në Itali.

Nga ana e tyre, banorët e Vlorës shprehen të shqetësuar për ngjarjen e ndodhur. Ata kërkojnë zgjidhje nga bashkia, në një kohë kur qyteti është i mbushur me qen rrugësh.

Përfaqësuesit e shoqatave dhe banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme, duke theksuar se siguria publike duhet të jetë prioritet.

Related Articles

Back to top button