KRONIKËSTAR CHANNEL

“Si vrasje e dytë”/ Babai i efektivit të Shqiponjave të vrarë në Fier Novruz Cenalia, reagon pas vendimit të Apelit: Do ta çojmë në Gjykatën e Lartë

Pas vendimit të Gjykata e Apelit në Tiranë për zbutjen e dënimit ndaj autorit të vrasjes së efektivit të policisë, Novruz Cenalia, ka reaguar ashpër babai i viktimës, Asllan Cenalia.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në një intervistë për Klan News, ai e cilësoi vendimin si një “vrasje për herë të dytë” për familjen dhe për strukturat e policisë, duke paralajmëruar se do ta ankimojë çështjen në Gjykata e Lartë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Gati vrasje e dytë për ne si familjarë. Jo vetëm për ne, por edhe për organizatën e policisë. Reagimet e kolegëve sot ishin shumë dëshpëruese ndaj këtij vendimi. Por është një vendim drejtësie, e ka dhënë një gjykatë,” – u shpreh ai.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Asllan Cenalia tha se ishte i pranishëm në sallën e gjyqit në momentin e shpalljes së vendimit dhe u shpreh i tronditur, duke theksuar se sipas tij nuk kishte asnjë rrethanë lehtësuese për autorin.

Reklama në FieriWeb

“S’kishte asnjë rrethanë lehtësuese. Edhe argumentet nuk i mora vesh. Shpresova që vendimi do lihej në fuqi,” – shtoi ai, duke e cilësuar vendimin si “dëshpërues” dhe të papritur.

Pas ngjarjes tragjike, familja Cenalia është larguar nga Fieri dhe është zhvendosur në Divjakë, për të shmangur përplasjet me familjen e autorit. Sipas tij, deri më tani nuk ka pasur asnjë kërkim faljeje nga pala tjetër.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit, ku Azgan Mërnica vrau efektivin Novruz Cenalia pas një konflikti për motive të dobëta.

Fillimisht, Gjykata e Fierit dha dënimin me burgim të përjetshëm për autorin, por ky vendim u ndryshua nga Apeli në 35 vite heqje lirie.

Për këtë çështje reagoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, i cili e cilësoi vendimin si një akt me pasoja të rrezikshme, që cenon sakrificat e punonjësve të policisë dhe kërcënon rendin ligjor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button