AKTUALITETSTAR CHANNEL

“E mbani mend këtë emër?” – Rasti i Jonaid Myzyrit dhe kthesa e papritur e SPAK

BESOJ e mbani mend këtë emër: Jonaid Myzyri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ish drejtori i Prokurimeve Publike, që Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e mori të pandehur në qershor të vitit 2024 për “shkelje të barazisë në tendera”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Filluan akuzat, komentet, gjykimi publik. U pezullua nga detyra, u vendos në arrest shtëpie dhe u ekspozua për muaj të tërë si fajtor në sytë e opinionit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Për gati dy vite u hetua për një tender rreth 2.2 milionë euro të vitit 2020, që lidhej me mirëmbajtjen e disa segmenteve rrugore me gjatësi totale 59 kilometra.

Reklama në FieriWeb

Sot, ndodh kthesa: SPAK i kërkon gjykatës pushimin e çështjes.

Pra, sipas vetë organit që e akuzoi, rezulton se nuk ka vepër penale dhe se procedura ka qenë brenda ligjit.

Dhe këtu lind pyetja:

Kush ia kthen nderin në vend një njeriu që u gjykua publikisht përpara se të vendoste drejtësia?

Kush mban përgjegjësi për dëmin e bërë – në karrierë, në reputacion, në jetën personale?

A është mjaftueshëm një vendim pushimi, pas dy vitesh, për të rikthyer atë që u humb?

fieriweb.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button