KRONIKËSTAR CHANNEL
Del fotoja e 47-vjeçarit Ilir Zarka që humbi jetën gjatë tentativës për vjedhje

FieriWeb ka siguruar foton e 47-vjeçarit Ilir Zarka, i cili humbi jetën në një ngjarje të pazakontë të ndodhur gjatë natës.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, ai dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur në një banesë, por gjatë përpjekjes për t’u futur, ka mbetur i bllokuar në derën me xham.
Për pasojë, 47-vjeçari dyshohet se është asfiksuar, duke ndërruar jetë në vendngjarje.
Ngjarja u konstatua nga banorët e shtëpisë, të cilët njoftuan menjëherë policinë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.






