KRONIKËSTAR CHANNEL

Operacioni kundër Call Center, arrestohen 7 persona/ 60 operatorë po merren në pyetje, dyshohet për dekonspirim

Një operacion i gjerë kundër Call Cetrave po zhvillohet ne Tiranë prej mesditës së sotme, ku janë arrestuar 7 persona.

Janë zbuluar 3 ambiente ku janë sekuestruar para cash me shifra të mëdha, kompjutera dhe pajisje të tjera që shërbenin për veprimtarinë e paligjshme.

Reklama në FieriWeb - “”

Hetimi ka nisur rreth 2 vite me parë, ku materiale janë referuar nga dy shtete Austria dhe Gjermania.

Për dy vite policia jonë ka hetuar dhe ka zbuluar përfshirjen e rreth 70 operatoreve. Prokuroria e Tiranës ka lëshuar disa masa sigurie që janë miratuar me vendim gjykate.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Vetëm tek call centeri te Rruga e Kavajës janë gjetur brenda mbi 60 punonjës të cilët po merren në pyetje.

Një pjesë e call centerave që operojnë në kryeqytet kanë patur njoftim që prej mëngjesit të sotëm për zhvillimin e këtij operacioni. Disa prej tyre kanë qenë të mbyllura.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Tek call centeri i rrugës se Kavajës janë 3 kate qe operojnë. Dy prej tyre janë gjetur te mbyllura çka dyshohet te ketë pasur dekonspirim. Tek tjetri janë gjetur mbi 60 operatorë

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button