KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlora/ Digji makinën e një efektivi policie, arrestohet autori – zbardhet operacioni “Porosia”

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Porosia”, duke zbardhur në kohë të shpejtë djegien e qëllimshme të një automjeti në pronësi të një punonjësi policie.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas njoftimit zyrtar, si pasojë e zjarrit është përfshirë nga flakët dhe është dëmtuar edhe një automjet tjetër që ndodhej pranë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si rezultat i hetimeve intensive, uniformat blu identifikuan, kapën dhe ndaluan autorin e dyshuar të zjarrvënies, shtetasin A. M., 39 vjeç, banues në Vlorë, person me precedent kriminal. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin ai lëvizte.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Nga hetimet rezulton se më datë 14 prill 2026, 39-vjeçari ka djegur automjetin tip Ford C-Max, në pronësi të punonjësit të Policisë D. P.. Për shkak të përhapjes së flakëve është dëmtuar edhe një automjet tip Mercedes-Benz, në pronësi të shtetasit R. K.

Reklama në FieriWeb

Në vijim të veprimeve hetimore, policia ka dokumentuar me prova ligjore edhe porositësin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasin L. H., 35 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet me masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Sipas dyshimeve paraprake, ngjarja lidhet me një operacion policor të zhvilluar më 2 prill 2026, ku forcat “Shqiponja”, mes tyre edhe efektivi D. P., kapën në flagrancë shtetasin L. H., pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga gjykata për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button