Sistemi i ri digjital/ Personat me probleme nuk mund të hyjnë më në Bashkimin Evropian

Ndryshimet e fundit për udhëtimet drejt vendeve të BE, sistemi digjital EES, ka shënuar një transformim të rëndësishëm në mënyrën sesi do të kontrollohen kufijtë, me vulat tradicionale në pasaporta që nuk do të diskutojnë më pasi aparatura e dedikuar për regjistrimin e të dhënave të shtetasve do të skanojë pasaportën, fotografinë dhe shenjat e gishtave.
Fillimi i kësaj procedure, edhe pse ka shumë aparatura në dispozicion, ka krijuar vonesa, por pas regjistrimit të të dhënave për herë të parë, udhëtimet e mëvonshme nuk do të kenë të njëjtat vonesa pasi regjistrimi është kryer më herët dhe të dhënat do të jenë të ruajtura.
Rregullat do të vazhdojnë të jenë të njëjta mbi vlefshmërinë e pasaportës e qëndrimit jo më shumë se 90 ditë brenda harkut kohor prej 180 ditëve. Ndërsa kushdo që ka nevojë për asistencë në përdorimin e aparaturave, do të asistohet nga njerëz të kualifikuar.
Ndërkohë që, çdo person ka shkelje ligjore në vendet e Shengenit, por ka gjetur rrugë alternative si ndërrimi i mbiemrit, nuk do të mund të kalojnë më kufirin drejt vendeve ku nuk janë të lejuar apo kanë ekspuls, falë efikasitetit dhe sigurisë së këtij sistemi të ri.
“Qytetarë që kanë probleme në zonën Shengen nuk mund të hyjnë më në Bashkimin Evropian, nuk mund të hyjnë në asnjë lloj mënyre apo me asnjë lloj ndryshimi të të dhënave të tyre, pasi aparati është shumë i qartë dhe shumë ekzakt.”




