AKTUALITETSTAR CHANNEL

Kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi nuk është me SIDA (analizat), lajmi është i rremë

Prej dy ditësh ka nisur të aludohet në media se kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi është infektuar me HIV/AIDS. Prapaskena konfirmon ekskluzivisht se lajmi nuk është i vërtetë. Kjo është përgjigja zyrtare e analizave të kryera nga Golemi në Spitalin e Janinës. Siç e konfirmon përgjigja, ngarkesa virale është e ulët dhe Golemi rezulton negativ.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve, Golemi vuan nga një sëmudje autoimune, e cila nuk ka lidhje me SIDA. Për shkak të saj ka shfaqur imunitet të ulët. Nisur nga imuniteti i ulët ka pasur dyshime, ku mjekët i kanë sugjeruar të bënte edhe këtë analizë. Përgjigja e analizave konfirmon se lajmi është i sajuar dhe ndoshta me prapavijë politike.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gazetari Basir Çollaku shkroi dy ditë më parë se një kryebashkiak në Jug të vendit, rezulton me SIDA, duke infektuar edhe disa punonjëse të bashkisë. Ç’është e vërteta, gazetari Çollaku nuk lakoi asnjë emër, por megjithatë aludimet nisën të përhapeshin me shpejtësi.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ndërkaq, gazetari Emin Kokalari, shkruan se numri i të infektuarave në Gjirokastër është 150 vetë, ndërsa mbi 15 punonjëse dhe punonjës janë pjesë e Bashkisë Gjirokastër. Ndërsa gazetari Bledi Mane shkroi se kryebashkiaku i Gjirokastrës nuk është infektuar me HIV/AIDS, por Mane aludoi se kryebashkiaku ka lidhje me një deputet të PS-së, i cili ka qenë sportelist në një hotel.

Reklama në FieriWeb

Ndëkaq, pjesë e aludimeve nuk mund të qëndronte pa u bërë as kreu i PD, Sali Berisha. “Ky është një lajm mediash që kërkon verifikim. Por nëse kjo është e vërtetë, ai që përhap sëmundje, ai është një kriminel që ndëshkohet nga ligji në Shqipëri dhe në çdo vend të botës. Nuk mund të them edhe njëherë sa qëndron ky lajm mediatik“, tha Berisha./ Prapaskena

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button