KRONIKËSTAR CHANNEL
Të shtëna me armë, humb jetën 30 vjeçari, policia rrethon zonën.

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Memaliaj, ku dyshohet se ka mbetur i vrarë 30-vjeçari Endri Shehu.
Viktima njihet edhe me mbiemrin Goxhaj. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit pas një konflikti mes tij dhe një 30-vjeçari tjetër.
Ka qenë një konflikt i momentit që ka çuar me shkrepjen e armës se zjarrit nga agresori.
Autoritetet kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit.




