AKTUALITETSTAR CHANNEL
Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit/ Skënder Hita emëron Lulzim Marinin në Policinë Rrugore Tiranë

Vijojnë lëvizjet në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, të ndërmarra nga drejtori i përgjithshëm Skënder Hita.
Së fundmi, Lulzim Marini është emëruar shef i Seksionit të Trafikut Interurban në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë.
Marini më parë ka mbajtur detyrën e Shefit të Qarkullimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ku është vlerësuar për profesionalizmin dhe korrektësinë në ushtrimin e detyrës.
Me një karrierë të gjatë në radhët e policisë, emërimi i tij në një strukturë të rëndësishme si Policia Rrugore e Tiranës shihet si një vlerësim për eksperiencën dhe kontributin e dhënë ndër vite.




