Aksident brenda tunelit të Llogarasë, përplasen dy automjete, një i plagosur dhe trafik i bllokuar

Dy automjete janë përplasur brenda tunelit të Llogorasë, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment rrugor.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar. Si pasojë e përplasjes, një prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur lehtë dhe është transportuar drejt spitalit të Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka sjellë ndërprerje të përkohshme të lëvizjes brenda tunelit, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore për menaxhimin e situatës, kryerjen e ekspertizës dhe rikthimin e qarkullimit në normalitet.
Autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Sot me date 23.04.2026 rreth ores 17:20 marrim njoftim se ne tunelin e llogarase ka ndodhur nje aksident rrugor ku jane perfshire 2 mjete.
Mejeti i pare tip BMW me targa angleze AK20DHU me drejtues R K i dtl 24.10.1996 banues ne Vlore
Mjeti tjeter tip Volvo me targa AA715ZI me drejtues S.G i dtl 13.06.1986 banues ne Tirane




