FIERI NEWSKRONIKËSTAR CHANNEL

SOS në Fier / Zhduket prej 8 ditësh Anxhela Shurdha, familja kërkon ndihmë për gjetjen e nënës së re

Prej tetë ditësh nuk ka asnjë gjurmë nga Anxhela Shurdha, e reja nga Fieri, nënë e një fëmije të mitur, e cila nuk është kthyer më në banesën prindërore ku jetonte pas divorcit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas familjarëve, jeta e Anxhelës ka qenë e vështirë prej vitesh. Divorci, tetë vite më parë, erdhi pas një martese me mblesëri dhe një marrëdhënie të dhunshme. Pas ndarjes, ajo ka jetuar me prindërit dhe është përpjekur të mbajë veten dhe fëmijën duke punuar në rrobaqepësi, këpucari dhe punë të ndryshme në Fier.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Dy javët e fundit para zhdukjes, mësohet se Anxhela kishte nisur punë në një restorant. Pas humbjes së kontaktit, nëna e saj ka bërë kallëzim në polici dhe hetimet kanë nisur menjëherë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Pas publikimit të rastit, në banesën e prindërve ka mbërritur një telefonatë disa sekondëshe, ku është dëgjuar zëri i Anxhelës duke thënë: “Jam mirë, po punoj.” Sipas familjarëve, gjatë telefonatës dyshohej se ajo ishte nën mbikëqyrje.

Reklama në FieriWeb

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të kuptuar nëse bëhet fjalë për largim me dëshirë apo rrethana të tjera shqetësuese.

Familja apelon për ndihmë dhe kërkon që Anxhela të kthehet pranë vajzës së saj të mitur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button