AKTUALITETSTAR CHANNEL

Bashkia Vlorë nuk ngopet me votën e parë, kërkon raund të dytë për çadrat: Nga 500 në 700 lekë

Nëse nuk del rezultati që do Bashkia e Vlorës, atëherë votimi bëhet përsëri. Kjo duket se është formula më e re e administratës vendore për tarifat e plazheve.

Të hënën që kaloi, Këshilli Bashkiak miratoi me shumicë votash tarifën prej 500 lekësh për çadër, duke rrëzuar propozimin fillestar prej 700 lekësh. Vendimi u mor, u votua dhe u quajt i mbyllur.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Por jo për Bashkinë.

Sot, dosja është rikthyer sërish në Këshill, me kërkesën që të votohet edhe një herë, kësaj radhe jo për 500, por për 700 lekë. Me sa duket, vendimet vlejnë vetëm kur përputhen me dëshirat e zyrave.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Logjika është e thjeshtë: qytetarët dhe pensionistët le të paguajnë më shumë, që privati që do menaxhojë çadrat dhe shezlongët të mos mbetet i pakënaqur me fitimin.

Në këtë mënyrë, Këshilli Bashkiak rrezikon të kthehet në një sallë prove: votohet derisa të dalë rezultati i duhur.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Vlora pret turistë këtë verë, por mesa duket më parë duhet të përballojë sezonin e ri të tarifave dhe humorit administrativ.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button