KRONIKËSTAR CHANNEL

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil/ CNN: Manjati shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht u arrestua të shtunën në Ilhabela

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, është përcjellë në mediat vendase dhe të huaja.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Një prej tyre, CNN shkruan se Ervin Mata, i konsideruar nga autoritetet si një nga personat në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale, është arrestuar në Brazil.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas medias së njohur, operacioni u zhvillua në Ilhabela, në bregdetin e shtetit São Paulo, nga Policia Federale në bashkëpunim me Policinë Ushtarake lokale.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas njoftimeve zyrtare, Mata ishte në arrati që prej shtatorit të vitit 2025, ndërsa ndaj tij kishte një urdhër arresti për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që në nëntor të vitit 2023.

Reklama në FieriWeb

Autoritetet braziliane bëjnë me dije se arrestimi u bë i mundur pas informacioneve të inteligjencës, të cilat tregonin se ai ishte zhvendosur nga rajoni Baixada Santista drejt Bregut Verior. Gjatë patrullimit, i dyshuari u lokalizua në një ambient biznesi dhe më pas u shoqërua në stacionin e Policisë Federale në São Sebastião.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi dy telefona celularë dhe dokumente që i përkisnin Matës, të cilat pritet të shërbejnë për thellimin e hetimeve.

Sipas hetimeve të autoriteteve shqiptare, Ervin Mata dyshohet se ka koordinuar trafikimin e rreth 240 kilogramëve kokainë drejt Frankfurtit të Gjermanisë në vitin 2020. Po ashtu, ai akuzohet se ka përfituar shuma të mëdha parash nga aktiviteti kriminal, si dhe për përfshirje në organizimin dhe financimin e vrasjeve.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Policia Federale braziliane lidhur me procedurat e mëtejshme, përfshirë mundësinë e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button