KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në qendër të Fiersheganit, plagoset rëndë 65-vjeçari me motoçikletë

Një aksident rrugor ka ndodhur në qendër të Fiersheganit, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet tip Benz. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar rëndë drejtuesi i motoçikletës, një 65-vjeçar nga fshati Toshkëz.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

I plagosuri është transportuar me urgjencë nga ambulanca drejt spitalit të Lushnjes, ku po merr ndihmën mjekësore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në vendngjarje ndodhet Policia Rrugore, e cila po merret me disiplinimin e trafikut, ndërsa pritet mbërritja e grupit hetimor për kryerjen e ekspertizës dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas të dhënave të para, dyshohet se automjeti tip Benz i ka prerë rrugën motoçikletës. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se 65-vjeçari kishte vendosur kaskën mbrojtëse, çka dyshohet se i ka shpëtuar jetën nga përplasja e fortë.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button