Dy javë para vr*sjes, Kreshnik Mujeci është proceduar nga Policia e Lezhës. Viktima ka k*rcënuar një oficer policie dhe…

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës.
Burime nga Drejtoria e Përgjithshme bëjnë me dije se Mujeci, i cili më herët kishte edhe një ngarkesë penale për dhunë në familje, ka kërcënuar një punonjës të Policisë së Lezhës.
Efektivi i policisë, emri i të cilit Ora News e disponon por nuk e bën publik për arsye etike, rezulton se është takuar në rrugë, në afërsi të banesës së Kreshnik Mujecit në lagjen që mban emrin e tij, dhe ka biseduar në lidhje me referimin që efektivi kishte bërë për dhunën në familje.
Sipas gazetarit Edison Vatnikaj, pas shoqërimit në polici, Kreshnik Mujeci ka deklaruar se nuk e ka kërcënuar efektivin e policisë, duke mbajtur qëndrim mohues. Pavarësisht deklaratës së tij, Policia e Lezhës vendosi ta procedojë në gjendje të lirë për kanosje dhe ia referoi dosjen Prokurorisë.




