KRONIKËSTAR CHANNEL
Dy automjete përplasen “kokë më kokë” në aksin rrugor Levan-Tepelenë, 8 persona të plagosur dërgohen në spital
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Iliras, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa lëviznin në drejtime të kundërta.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tetë persona, të cilët ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal Gjirokastër, ku sipas burimeve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, qarkullimi në këtë segment është normalizuar pas ndërhyrjes së autoriteteve.




