AKTUALITETSTAR CHANNEL

E padëgjuar, familjari i vdekur del me kredi, e kishte marrë në Fier kur ishte me karrocë

Në Vlorë është denoncuar një rast i dyshuar mashtrimi financiar, kur qytetares Elibjanka Shkopi i është komunikuar në vitin 2026 se bashkëshorti i saj i ndjerë, Fatmir Shkopi, rezulton të ketë marrë një kredi në vitin 2021, ndonëse ai ishte i sëmurë rëndë me diabet, i verbuar dhe i paralizuar dhe ka ndërruar jetë në vitin 2023. 

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas saj, në vitin 2021 motrës së bashkëshortit iu vodh portofoli, ku ndodheshin edhe dokumentet e identifikimit të të ndjerit. Pas denoncimit, familja u pajis me dokumente të reja dhe mendoi se çështja ishte mbyllur.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Por një studio ligjore në Tiranë njoftoi familjen për një kredi prej 800 mijë lekësh të vjetra, e marrë për blerjen e një pajisjeje në një dyqan në Fier. Në dokumentacion rezultojnë mospërputhje të qarta: karta e identitetit ka të njëjtin numër, por atësia figuron “Kamber” në vend të “Elham”, ndërsa numri i telefonit nuk i përket familjarëve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Institucioni financiar pretendon se kredia është dhënë pasi personi është paraqitur fizikisht dhe është identifikuar në dyqan nga partnerët e tyre. Përfaqësuesit e institucionit financiar sugjerojnë që familja të paguajë vetëm principalin e mbetur, duke falur interesat dhe penalitetet. Gjithashtu është përmendur një person me emrin “Daniel”, i cili është prezantuar si djali i kredimarrësit, por familja nuk njeh një të tillë.

Reklama në FieriWeb

Qytetarja: Kush ka marrë?

Institucioni financiarNe kemi ID-në e zotërisë që është identifikuar te dyqani. Pra ID-në e babait tuaj në sistem. Zotëria ka shkuar te dyqani.

QytetarjaJo! Ka shkuar karta e identitetit, jo zotëria! Zotëria s’ka shkuar. Unë po marr kartën e komshiut dhe vij që të blej një lavatriçe në dyqan. A mundem unë ta blej?

Institucioni financiarJo! Ti nuk e blen dot, sepse në dyqan të identifikon punonjësi që ne kemi partneritet.

QytetarjaPo pra, po si e ka bërë këtë rast?

Institucioni financiarPo pra, në këtë rast aktualisht ne kemi ID-në e zotërisë që është identifikuar nga partneri. Pra është paraqitur zotëria me ID-në e tij. Në dijeni, në këto informacione që kemi, është celulari.

Qytetarja: Si veprohet në këtë rast?

Institucioni financiarTani, në këtë rast, duke qenë se klienti ka ndërruar jetë, se ne kemi certifikatën, paguhet vetëm principali i mbetur. Pra unë propozoj që klienti të paguajë vetëm principalin e mbetur. I falen të gjitha interesat, penalitetet, komisionet.

QytetarjaEdhe pse konsiderohet mashtrim?

Institucioni financiarNë këtë rast të dy… Në këtë moment ne jemi duke dhënë informacionin tënd, unë jam duke të dhënë informacionin tim. Pra ne nuk kemi dalë në një përfundim. Një person me emrin Daniel e njihni? Është prezantuar si djali. Ti ke vëlla, motër?

QytetarjaNuk ka lidhje fare!

Institucioni financiarKur një klient aplikon për një kredi, unë nuk i kërkoj certifikatë personale për të vërtetuar atësinë. Më kupton? I kërkoj ID-në. Pra unë deklaroj që babai im e ka emrin Astrit, po them kot, është përgjegjësia ime.

Nga ana tjetër, familja ka hasur vështirësi në marrjen e dokumentacionit të plotë të kredisë pa një urdhër prokurorie dhe ka bërë denoncim në polici.

PunonjësjaKy dokumenti që kërkon merret vetëm me urdhër të prokurorisë. Nuk ta dorëzoj dot unë, s’e kam si akses. Duhet të bësh një kërkesë që po kërkon këtë lloj dokumenti. Është me pagesë në fakt. Nuk e di në rastin tuaj, por për klientët që e kërkojnë këtë dokument është me pagesë, që merret kopja e kontratës.

QytetarjaDuhet të paguaj që të marr kopjen e kontratës?

PunonjësjaPo! Por më duhet të pyes nëse mund të kërkoj informacion për rastin tuaj, se nuk je klienti. Unë duhet ta dërgoj si procedurë që të verifikohet dhe të vërtetohet që klienti vërtet ka ndërruar jetë dhe ky është pretendim nga familjari, që mund të jetë edhe mashtrim.

/tvklan.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button