KRONIKËSTAR CHANNEL
Vlorë/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, dërgohet me urgjencë drejt Spitalit.
Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës (thikë) në Vlorë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
I riu, me inicialet Gj. I., është shoqëruar në spital nga shërbimet e Policisë së Vlorës, ndërsa po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet që, pasi gjendja e tij të stabilizohet, të merret edhe dëshmia e 23-vjeçarit.




