KRONIKËSTAR CHANNEL

Operacion antidrogë në Elbasan, Librazhd dhe Përrenjas – ekzekutohen disa urdhër-arreste, kontrollohen edhe banesa

Një operacion i gjerë antidrogë është ndërmarrë në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në qarkun e Elbasanit, nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me dy ekipe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).

Aksioni ka çuar në ekzekutimin e 26 masave sigurie, deri tani, policia ka arrestuar 10 persona, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb - “”

Gjithashtu, 8 persona ishin vënë më herët në pranga në kuadër të hetimeve të këtij dosjeje.

Mësohet paraprakisht se me vendim të Gjykatës janë lëshuar rreth 20 urdhërkontrolle për banesa, ndaj personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë aksionit janë sekuestruar sasi kokaine si dhe telefona celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për komunikime të aktivitetit kriminal.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button