FIERI NEWSSTAR CHANNEL

Ansambli “Myzeqeja” ngre lart traditën shqiptare në festivalin ballkanik në Greqi

Ansambli Myzeqeja ka marrë pjesë në Festivalin Ballkanik të Valles dhe Muzikës, i zhvilluar në Zakynthos, Greqi, ku ka prezantuar me dinjitet vlerat e pasura të folklorit të Myzeqesë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ky festival është një aktivitet kulturor ndërkombëtar që mbledh grupe artistike nga vende të ndryshme të Ballkanit dhe më gjerë, me qëllim promovimin e muzikës dhe valleve tradicionale, si dhe forcimin e shkëmbimeve kulturore mes popujve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë performancave, artistët e ansamblit sollën në skenë këngë dhe valle karakteristike të zonës, duke u mirëpritur nga publiku dhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë event.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Pjesëmarrja e Ansamblit “Myzeqeja” në këtë festival përbën një tjetër vlerësim për traditën artistike të Fierit dhe një mundësi të rëndësishme për promovimin e kulturës shqiptare përtej kufijve.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button