AKTUALITETSTAR CHANNEL

Teknologjia “zbret” në rrugë: mbi 26 mijë gjoba dhe 48 të arrestuar brenda javës

Kontrollet në rrugët e vendit janë shtuar ndjeshëm falë përdorimit të sistemeve inteligjente dhe dronëve, të cilët po monitorojnë në kohë reale sjelljen e drejtuesve të mjeteve, edhe në mungesë të pranisë fizike të policisë në terren.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Këto mjete teknologjike po përdoren në të gjitha akset kryesore, duke evidentuar një sërë shkeljesh si tejkalimi i shpejtësisë, përdorimi i celularit gjatë drejtimit, parkimet e parregullta dhe drejtimi i automjetit në gjendje të dehur.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet veçanërisht gjatë fundjavës dhe në rrugët që çojnë drejt zonave turistike, ku fluksi i automjeteve është më i lartë. Në këto aksione përdoren radarë, dronë dhe pajisje inteligjente për të identifikuar shkeljet në kohë reale.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjatë javës së fundit janë vendosur gjithsej 26,116 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor. Ndër më të shpeshtat renditen mosvendosja e rripit të sigurimit, mospërdorimi i kaskës mbrojtëse, parakalimet e gabuara dhe përdorimi i telefonit gjatë drejtimit.

Reklama në FieriWeb

Po ashtu, janë arrestuar 48 drejtues mjetesh, nga të cilët 26 për drejtim në gjendje të dehur dhe 22 për drejtim pa leje drejtimi.

Ndërkohë, në kryeqytet janë larguar 258 automjete të parkuara në mënyrë të gabuar, të cilat pengonin qarkullimin dhe aksesin e mjeteve të emergjencës.

Autoritetet theksojnë se përdorimi i teknologjisë në monitorimin e trafikut synon rritjen e sigurisë rrugore dhe uljen e numrit të aksidenteve në vend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button