POLITIKËSTAR CHANNEL

Në ‘garë me veten’ për kreun e PD, Berisha: Proces i ndershëm, kandidatët e Ramës s’i pranojmë! Kritika edhe nga të tijtë: S’ka garë, minohet besimi

Të qenit i vetmi kandidat për kryetar të PD-së në zgjedhjet formale që pritet të mbahen për drejtuesin e selisë blu më 23 maj, për Sali Berishën, është një garë. Edhe pse do të jetë i vetëm, sipas Berishës, PD është partia më e hapur dhe ndër të paktat parti në Europë dhe botë që e zgjedh kryetarin përmes votës së anëtarësisë.

PD ka garën më të ndershme dhe formën më demokratike të garës që mund të ekzistojë. PD është parti e hapur, nuk mund ta marrë kush kurrë këtë parti”, tha Berisha. 

Reklama në FieriWeb - “”

24 orë pasi PD refuzoi 5 kandidatët që aplikuan të rivalizojnë Berishën, pa përmendur emrin e Ervin Salainjit, kreu i demokratëve, i qëndroi argumentit se atij iu refuzua gara për shkak se po bën lojën e PS-së.

“A mund të imagjinosh  që në garën e PD-së të marrin pjesë kandidatë të Edi Ramës. Apo kandidatë të cilët në fushatë elektorale punuan haptas kundër PD-së në çdo parti me ndërgjegje politike, këta përjashtohen, për tradhtinë që i kanë bërë partisë së tyre në fushë betejë, në moment beteje”, tha Berisha. 

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ai hodhi sërish akuza ndaj Salianjit, duke thënë se ai merr udhëzime nga krimi dhe se kur ishte në burg u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri.

“Nuk mund të kandidojë ai që bashkëpunon me krimin që merr udhëzimi nga Bistri dhe Agasi, që ne e bënim hero në burg kurse ai shtronte dreka dhe darka me Gjokën dhe Bistrin. Salianji në burg e shiti veten. Në burg ai u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri, sapo doli ishte në shoqërinë e Agasit”, thotë Berisha.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Berisha, zgjodhi të mos përmendë me emra as Evi Kokalarin e Alesia Balliun, të cilave nuk iu pranua aplikimi…Por një përgjigje më konkrete e kishte për dyshen surprizë që shfaqën dëshirën të jenë në krye të PD-së, mekjen Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj. 

“Nuk mund të kandidosh për kryetar të PD-së në një kohë kur nuk ka asnjë kontribut qenësor, relevant të njohur nga partia. Nuk e bën kërkush sepse e bën qesharake garën”, tha Berisha.

Reklama në FieriWeb

Mungesën e garës së brendshme, e kritikoi edhe portali i drejtori të komunikimit në PD, Alfred Lela.

Politiko.al: A po e çon PD-në drejt gjykatave mungesa e garës brenda partisë duke u nisur nga fakti se kandidatë si Evi Kokalari kanë paralajmëruar padi, ndërsa Ervin Salianji dhe Mereme Sela kanë kundërshtuar publikisht skualifikimin e tyre dhe a rrezikon kjo të minojë besimin tek procesi për kreun e partisë?

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Berisha: Unë i them portalit se këtë parti, Edi Rama nuk mund ta marrë kurrë me kandidatura të shtira. Të tjerë, i quajnë humbje edhe më të madhe energjie të opozitës, zgjedhjet pa garë, duke sugjeruar fokus te: Fokusi i debatit publik, por dhe i debatit të brendshëm duhet të jetë lufta ndaj regjimit.

Vendimi për të përjashtuar kandidatët nga gara për kreun e PD-së, erdhi në të njëjtën ditë që Sali Berisha u kthye nga Zagrebi, ku mori pjesë në samitin e Bashkimit Ndërkombëtar të Demokracisë. Me vete mori një rezolutë të prodhuar nga ky samit, me qëndrimet e opozitës, se integrimi është duke ecur me hapa të ngadaltë për shkak të korrupsionit dhe se në Shqipëri zhvillohen zgjedhje që nuk përmbushën standardet ndërkombëtare.

Related Articles

Back to top button