KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier/ Kapet një i dënuar me 2 vite e 8 muaj burg për kultivim kanabisi, arrestohet 50-vjeçari në Dërmenas

Shërbimet e Komisariatit të Policisë në Fier kanë vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim, i dënuar me burg për veprimtari të paligjshme në fushën e narkotikëve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në kuadër të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi i shtetasit S. S., 50 vjeç, banues në fshatin Dërmenas.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas policisë, 50-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me 2 vite e 8 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Pas kapjes, ai është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Fier për vijimin e procedurave ligjore.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button