KRONIKËSTAR CHANNEL

Humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri, viktima një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës, zbulohet arsyeja e ardhjes në vendin tonë 

Një aksident tragjik pak ditë më parë në aksin Librazhd-Përrenjas i mori jetën shtetasit kinez Li Jianhong, si dhe la të plagosur 6 persona të tjerë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në lidhje me këtë aksident kanë shkruar mediat kineze, përmes të cilave është zbuluar se viktima ishte një nga biznesmenët më të fuqishëm atje. Ditën e aksidentit tragjik ai udhëtonte me disa shtetas të tjerë kinez për një vizitë pune që lidhej me biznesin në vendin tonë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Li Jianhong, 60 vjeç, njihej si një sipërmarrës i suksesshëm në rajonin e Xinjiangut. I lindur në dhjetor të 1965, Li Jianhong ishte president i Xinjiang Grand Scape Group si dhe themelues  i resortit të njohur të skive “Silkroad Mountain Resort” në Urumqi, një nga projektet më të rëndësishme të turizmit dimëror në Kinë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ai e nisi karrierën në sektorin e telekomunikacionit, përpara se në vitin 1993 të linte punën në një institut në Guangzhou dhe të kthehej në Xinjiang për të ndërtuar aktivitetin e tij privat.

Reklama në FieriWeb

“Xinjiang Grand Scape Group”, që ai drejtonte, u zhvillua në një kompani të madhe me aktivitet në telekomunikacion, turizëm dhe menaxhim investimesh, duke arritur asete rreth 1.4 miliardë juanë dhe mijëra të punësuar. Në vitet e fundit, grupi ka regjistruar qarkullim të lartë dhe është renditur ndër kompanitë më të rëndësishme private në rajon.

Në vitin 2002, kompania ishte ndër themelueset e “Xinjiang International Grand Bazaar”, një nga simbolet më të njohura të qytetit të Urumqit, ndërsa më pas u tërhoq nga projekti në vitin 2017

Përveç aktivitetit të tij në biznes, Li Jianhong njihej edhe si sportist i apasionuar pas alpinizmit dhe skive. Ai ka përfunduar “Explorer’s Grand Slam”, duke ngjitur shtatë majat më të larta të botës dhe duke arritur në të dy polet.

Në vitin 2018, në moshën 53-vjeçare, ai arriti majën e Everestit, si dhe ngjitjen e Lhotse-s, duke u renditur mes alpinistëve me arritje të veçanta në nivel ndërkombëtar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button